Sport

Roma shumë e fortë për Fiorentinën, Sassuolo shtang Napolin në “San Paolo”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:58 - 01/11/20 |
mapo.al

Roma vazhdon momentin pozitiv në Serinë A. Skuadra verdhekuqe, që vinte në javën e 6-të pas barazimit spektakolar me Milanin në “San Siro”, fitoi 2-0 ndaj Fiorentinës në “Olimpico”, ku realizoi nga një gol në çdo pjesë.





Spinazzola shfrytëzoi një top të gjatë të portierit, që nuk u kontrollua si duhet nga mbrojtja vjollcë, duke zhbllokuar takimin që në minutën e 12-të. Golin e sigurisë verdhekuqtë e gjetën në minutën e 70-të me Pedron, që thjesht shtyu drejt rrjetës asistin perfekt të Mkhitaryan.


Fiorentina e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit të Martinez Quartas me karton të kuq dy minuta para fundit të kohës së rregullt. Marash Kumbulla këtë herë e nisi ndeshjen nga stoli, me Fornsecan që e aktivizoi në minutën e 90-të në vend të Veretout.





Befasia e mbrëmje ndodhi në “San Paolo”, ku Napoli u mposht 0-2 nga Sassuolo. Ekipi i Gattusos u ndëshkua me Locatelli në minutën e 58-të me 11-metërsh, ndërsa goli i “Knock out”-it u shënua në minutën e 5-të shtesë nga Lopez. Vetëm 71 minuta lojë për Elseid Hysajn, vendin e të cilit e mori Mario Rui.



1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas