Drejtori sportiv në aeroportin e Portos, është venë në shenjestër nga një grup tifozësh të Romës, pasi skuadra u eleminua nga Champions League. “Ju duhet të largoheni, ju keni thyer ekipin”, këto ishin thirrjet e tifozëve italianë kundër spanjollit, të cilin e kanë akuzuar për merkaton e dobët të Romës. Megjithatë Francesco Totti i ka dalë në mbrojtje Monchit, duke folur me tifozët.
Diskutimi mes tyre ka zgjatur disa minuta, por gjithçka ka përfunduar me përqafime dhe selfie.
Ndërkohë, sa i përket të ardhmes së Francescos, njoftohet se një vendim mbi trajnerin do të bëhet në fund të ditës së sotme.