Policia italiane ka arrestuar pasditen e sotme në Romë disa shtetas italianë dhe shqiptarë nën akuzën e vjedhjes dhe tregtisë së drogës. Karabinierët kanë ndaluar gjithsej 11 shtetas, të cilët kryenin aktivitete të paligjshme.
Katër persona u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Hetuesit vunë re se 4 persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe të arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane.
Arrestime u kryen edhe për tregti droge në Romë. Në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeç. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës.
Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë. Në pranga pëfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhojnë për raste kriminale të ngjashme.