Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko ka reaguar në Twitter për akuzat që sipas saj po ndodhin në disa media për takimet e saj me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Kuko thekson se ndihet e befasuar që po përgojohet emri i saj dhe kjo për hesap të asaj që ajo e quan “lufta qorre me ambasadorët”.
Zëvendësministrja e Brendshme në reagimin saj thekson se aludimet që kanë të bëjnë me fotot e takimeve publike me ambasadorin Soreca, janë paturpësi pa limit që të lenë pafjalë. Ajo thekson se ndihet e nderuar që ka përfaqësuar qeverinë përkrah ambasadorit.
Postimi
“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”.