Sport

Ronaldo do rikuperimin me çdo kusht, shkon për vizitë në Barcelonë







               Publikuar në : 11:41 - 29/03/19 |
mapo.al

C.Ronaldo nuk dëshiron të mungojnë në sfidën e parë kundër Ajax në Champions League, më 10 prill. Për këtë arsye portugezi ka fluturuar drejt Barcelonës.


Cristiano Ronaldo ka zhvilluar një vizitë në klinikën Corachan, një klinikë e specializuar për problemet me muskujt dhe që aplikon një metodë të veçante e cila shkurton kohën e rikuperimit me 30-35%.

Corachan është një klinikë e cila vizitohet nga futbollistët e Barcelonës. Pasi u rikthye në Torino, Ronaldo nuk ka zhvilluar më asnjë test mjekësor, thjeshtë është marrë nën kontroll nga fizioterapistët.

Ekzaminime të tjera janë parashikuar në javën e ardhshme për të parë situatën me kofshën e djathtë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas