Sport

Ronaldo gjen golin, Manchester United mposhtet në Champions League














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:41 - 14/09/21 |
mapo.al

Kalimi te Mançester Junajtid ka rezultuar fatsjellës për Kristiano Ronaldon, por jo në dukje për klubin anglez.






Pas kampionatit, ylli portugez gjeti rrjetën edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë, UEFA Champions League, gjithsesi nuk mjaftoi për të marrë pikë në transfertën e Jang Bojs.


‘Djajtë e kuq’ u mposhtën me shifrat 2-1, edhe pse ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Ronaldos.







Sulmuesi shfrytëzoi një sulm të shpejtë të shokëve të tij për të tundur rrjetën kundërshtare. Mbetja me 10 futbollistë e anglezeve ia bëri të lehtë zvicerianëve, të cilët rriten sulmet në drejtim të portës së mbrojtur nga De Gea. Moumi barazoi llogaritë në fillimin e pjesës së dytë.



Në frymën e fundit të lojës, Sebatshe i befasoi të gjithë, duke shënuar edhe golin e fitores.



Sfida e luajtur në Roman Sançez Pizhuan mund të konsiderohet edhe si ajo e penalltive. Sevija barazoi 1-1 me Salzburgun, në një duel ku u akorduan katër njëmbëdhjetë metërsha, të gjitha në pjesën e parë. Austriakët kishin në favor tre prej tyre, ndërsa Rakitic i dha një pikë spanjollëve.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas