Cristiano Ronaldo u është drejtuar me një mesazh tifozëve të Real Madridit para finales kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve të shtunën në Kiev.
Ai i ka siguruar mbështetësit e “Los Blancos” se skuadra do të bëjë gjithçka që mundet për ta fituar trofeun më të rëndësishëm për klube.
Reali është në kërkim të titullit të tretë radhazi në garën më prestigjioze për klube në Europë, dhe të katërtën në pesë vitet e fundit.
Sulmuesi portugez u ka thënë tifozëve të jenë pozitivë para takimit në Kiev.
“Ata duhet të jenë pozitivë, ta përkrahin ekipin siç na kanë përkrahur deri këtu dhe ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka thënë Ronaldo.
Portugezi ka shënuar plot 105 gola në 100 paraqitje për Real Madridin në Ligën e Kampionëve, përfshirë 15 në 12 ndeshje të këtij sezoni për ta ndihmuar Realin të arrijë në finale.