Aktualitet

Champions/ Ronaldo në hije, Lyon fut në telashe Juventusin!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 26/02/20 |
mapo.al

Juventusi ka humbur 1-0 në Francë pas një ndeshje që ka parë pjesën e parë skuadrën e Garcias të dominonte dhe pasi të shënonte me Tousart t’i afrohej edhe golit të dytë. Gjakosja e De Ligt dhe mjekimi i tij bënë që bardhezinjtë në momentin kur qëndruan pak minuta më dhjetë futbollistë të merrnin edhe golin në zemër të zonës.


Ndërkohë, në pjesën e dytë, bardhezinjtë tentuan më shumë dhe iu afruan golit të barazimit me Dybala, Higuain dhe Ronaldo, ndërsa argjentinas “La Joya” gjeti rrjetën, por ishte pozicion i parregullt. Lyon mendoi vetëm të mbrohej, teksa Sarri u hodh “all in”, por Juventusi nuk mund të linte gjurmë…



Bardhezinjtë protestuan për dy tërheqje në zonë nga Lyon, te Ronaldo dhe Dybala, por arbitri vazhdoi lojën, ashtu si në pjesën e parë te Cuadrado, në një episod që u pa në VAR. Në Itali do të duhet një tjetër Juventus për të përmbysur Lyon.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas