Aktualitet

Ronaldo nuk e harron Spanjën, blen vilë 1.5 mln euro (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:01 - 29/07/19 |
mapo.al

Cristiano Ronaldo, dihet është manjak për disa gjëra, që nga kujdesi në detaje për fizikun e tij, makinat e deri tek ambjenti ku jeton. Investimet në këtë pikë nuk kanë munguar nga kampioni portugez, që kur vjen puna tek vendi i banimit nuk i sheh fare shpenzimet. Blerja e fundit e CR7 është një vilë superluksoze në Marbella (Spanjë) me vlerë rreth 1,5 milionë euro. Një xhevahir i ri që i shtohet pasurisë së tij imobiliare prej rreth 30 milionë euro.






<
>
vila3 vila2 vila1 vila vila4 vila10 vila9 vila8 vila7 vila6 vila5

Vila ndodhet në zonën luksoze të Costa del Sol e bën pjesë në kompleksin “La Resina Golf & Country Club”. Ashtu si dokumentojnë fotot e Quartier Estates, ajo është e përbërë nga katër dhoma gjumi, që kanë një pamje mahnitëse mbi detin Mesdhe. Pastaj është një verandë elegante për të drekuar në ambjent të hapur, një palestër pivate, një pishinë e një sallë kinemaje.


Më e rëndësishmja e kësaj blerje të re të Ronaldos është se do të jetë komshi me yllin e UFC, Conor McGregor, një mik i tij i mirë prej shumë kohësh.







1






Etiketa: , , ,

Pas