Blerja e Cristiano Ronaldos nga Juventusi po shoqërohet ende nga një jehonë e fortë, jo vetëm në Torino por në mbarë botën.
Fanela me numrin 7 të sulmuesit portugez raportohet se nuk gjendet më nëpër dyqane dhe thuhet se kjo situatë mund të zgjasë deri në muajin shtator.
E përditshmja “Tuttosport” shkruan se Juventus i ka shitur në pikat e shitjes dhe në internet të gjitha fanelat e Ronaldos.
Po sipas kësaj gazete, që në momentin e parë kur janë shpërndarë fanelat, janë shitur plot 55 mijë të tilla.
Në bazë të llogaritjes së kryer nga ekspertët e marketingut, shifra e arkëtuar nga shitja e këtyre fanelave është 6.3 milionë Euro.
10-12% e të adhurave të fituara do të shkojnë për llogari të Juventusit.