Aktualitet

Ronela e zhgënjyer, pas ndarjes nga Young Zerka ul pretendimet (FOTO)









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:15 - 16/01/21 |
mapo.al

Këngëtarja Ronela Hajati është përfolur disa herë në mediat rozë për jetën e saj private. Ronela ka zgjuar sërish kureshtjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale ku ka folur për mashkullin ideal, disa muaj pasi i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Young Zerkën.



Hajati siç duket është bërë më e hapur me fansat për jetën e saj private pas ndarjes nga këngëtari, duke renditur cilësitë që duhet të ketë një mashkull që ta bëjë të dashurohet me të.


Gjatë një pyetësori me ndjekësit në “Instastory”, këngëtarja ka preferuar të përgjigjet dhe për pyetjet që i drejtoheshin për mashkullin ideal.




“Ajo kimia që në takimin e parë që e ndjen telashin. Do të të dua nëse nuk je shumë i ngjitur, gatuan lezetshëm, kemi shije të përafërta muzikore. S’dua të pajtohet me çdo gjë që them, dua të më kuptojë me një shikim dhe të arrijë të njohë atë Ronelën, që e njohin shumë pak njerëz. Nuk është ndonjë gjë dhe shumë e lodhshme!”, ka shkruar Ronela duke e sqaruar njëherë e mirë si e do partnerin e saj, në këtë parashtrim pretendimesh.



<
>
Ronela Hajati13 Ronela Hajati12 Ronela Hajati11 Ronela Hajati10 Ronela Hajati9 Ronela Hajati8 Ronela Hajati7 Ronela Hajati6 Ronela Hajati5 Ronela Hajati4 Ronela Hajati3 Ronela Hajati2 Ronela Hajati1

Ronela Hajati vitin e kaluar konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes 5- vjeçare me Young Zerkën. U fol se këngëtarja nuk e kishte përjetuar mirë ndarjen nga partneri i saj. Pas shkëputjes, ajo publikoi një video teksa udhëtonte me makinë në rrugët e Prishtinës nën tingujt e këngës “No ordinary love”, ndërsa në përshkrimin e videos shkroi: “Bosh”.


Kaq u desh që ndjekësit ta përkthenin si një pasqyrim të gjendjes shpirtërore të Ronela Hajatit. Në një intervistë më pas, ajo u shpreh se është më e padashuruar se asnjëherë tjetër dhe aktualisht është e fokusuar te puna. Ronela tha se izolimi për shkak të pandemisë e ndihmoi të rigjejë veten dhe t’ia nisë punës.

Ajo theksoi se është e kotë të kërkojë gjëra, për të cilat nuk e di nëse do ndodhin ndonjëherë.

“Jam çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë dhe jam vetëm e fokusuar te puna. Kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ia rinis punës me shpresën që Zoti i di të gjitha, i ka shkruar disa gjëra për ne. Ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë”, tha këngëtarja gjatë një interviste televizive.

***

Ndërkohë, Zerka qëndrimin e tij ndaj kësaj marrëdhënieje të marrë fund e bëri të qartë vetë. I ftuar gjatë një emisioni tek “Ora News”, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhënia që kishte me Ronelën. Ai tregoi përse ishte aq i rezervuar kur vinte puna te lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk kishte vendosur për të krijuar familje, ndonëse kishin 5 vite bashkë.

Lexo edhe :  Ronela Hajati hap zemrën: Kanë qenë të pakta momentet kur kam qeshur

“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do të them diçka”, u shpreh ai. Më shumë se tri vite pasi këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka vendosën të dilnin hapur si çift, duke e zyrtarizuar lidhjen me një duet, historia e tyre pësoi krisjen e parë para.

Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë. Dhe më këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë.

Para tri vitesh ata pësuan një krisje dhe përgjigjen deri diku e dha reperi Young Zerka gjatë një interviste tjetër televizive. Pyetjes nëse ishte çift apo single, ai iu përgjigj: “Normal që single”, duke treguar edhe duart, në të cilat nuk kishte asnjë unazë. “Por, a je në kërkim të dashurisë?”, e pyeti gazetari.

Në kërkim të shpirtit të lirë”, tha Zerka dhe kaq u desh për të konfirmuar se ai dhe Ronela Hajati ishin zënë dhe nuk flisnin. Nga ana tjetër, Ronela u rikthye në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të Flori Mumajesit me titullin “Vuj”, dedikuar një dashurie të humbur, pasi ai e kishte lënë për një tjetër.

Ronela, edhe pse kishte pohuar se nuk ishte gati për bashkëjetesë, nga ana tjetër kishte shprehur dëshirën që ta zyrtarizonte lidhjen, pikë në të cilën ra në kundërshtim me Zerkën, i cili nuk ndihej gati ta hidhte një hap të tillë, duke u mjaftuar me një lidhje pa detyrime.

Por, si u njohën dy artistët?

Mësohet se ata u lidhën gjatë kohës që menaxhoheshin nga “Max Production”, një marrëdhënie kjo që binte ndesh me politikat e kompanisë, që në punë s’duhet të kishte marrëdhënie mes kolegësh.

Pronari i kompanisë së njohur muzikore vendosi të shkëpuste marrëdhëniet për këtë arsye, ishte thashethemi që nisi të qarkullonte në atë kohë. Ky konflikt në punë i afroi edhe më shumë me njëri-tjetrin, por tashmë thuhet se ata janë ndarë me mllef dhe inate.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas