Oliver Giroud ka shënuar golin e dytë për Francën, në minutën 27’. Sërish një gafë e Odise Roshit, që del bosh dhe Lemar mori topin në zotërim dhe pasoi saktë për qendërsulmuesin.
Duhet theksuar se trajneri Reja e ka vendosur në rolin e mbrojtësit fierakun, që duket se ka vështirësi dhe u gjend fajtor tek të dy golat e pësuar.
Kujtojmë se golin e avantazhit e shënoi Coman (8’), i cili shfrytëzoi më së miri pasimin perfekt të Varane.