Odise Roshi u ndal të flasë për humbjen ndaj Francës. Ai pranoi se gaboi në dy raste dhe theksoi se duhet të mendojmë për Islandën tani.
Golat e pësuar- “E di, isha fajtor tek dy golat e shënuar. Të gjithë çunat dhanë maksimumin, rezultati 4-1 ishte jo i mirë por tani duhet të shikojmë drejt Islandës të marrim ndonjë rezultat të mirë.”
Mbrojtës- “Kisha detyrë mbrojtëse, kemi bërë një sistem ndryshe me trajnerin e ri. Është e vështirë të luash ndaj Francës në atë pozicion. Tani do luajmë ndaj Islandës dhe duhet ta harrojmë Francën.”
Lexo edhe:
Roshi katastrofë, Franca i shënon të dytin Shqipërisë (VIDEO)
Video/ Shqipëri-Francë mbyllet me golin e nderit të Cikalleshit