Aktualitet

Roth konferencë për shtyp me Ramën: Janë përmbushur kushtet për negociatat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 27/05/21 |
mapo.al

“Në politikë vendimet merren sipas fakteve dhe faktet janë të qarta në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dyja shtetet kanë plotësuar kushtet dhe duhet të nisin menjëherë negociatat për anëtarësim.” Kjo është deklarata e bërë sot në Tiranë nga ministri për Evropën i vendit më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, Michael Roth.






Për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.


Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve që kanë marrë vaksina që nuk janë miratuar nga EMA, siç janë ajo e Sputnik dhe Sinovac që përdoren edhe në Shqipëri, duke e konsideruar të rëndë ndarjen e njerëzve nga lloji i vaksinës perëndimore apo lindore. Rama tha se BE s’mund të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor.





I pyetur se ç’do të bëjë Shqipëria nëse nuk përcaktohet sërish data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për negociatat Shqipëri-BE, Kryeministri Rama tha se reformat nuk bëhen se kërkohen nga BE-ja por sepse zhvillojnë Shqipërinë.

Lexo edhe :  Rama: E rëndë ndarja e njerëzve nga lloji i vaksinës perëndimore apo lindore


Roth u ndal edhe te çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se kjo do të duhej të ishte bërë prej kohësh, pasi kushtet janë përmbushur. Më i ashpër ishte Rama në reagimin e tij, duke e konsideruar “të turpshëm” faktin që BE nuk ka liberalizuar ende vizat me Kosovën. Sipas Ramës, BE e ka marrë peng Kosovën “në një lojë shahu”.



Ministri Michael Roth, ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 2-ditore, ku në takime të ndryshme diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Roth është takuar me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka dalë në një konferencë për shtyp nga Kryeministria.

41


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas