Kryesore

Roth zbut tonet ndaj Tiranës: Gjermania do vazhdojë verifikimet…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 12/05/18 |
mapo.al

I dërguari i Merkel në Tiranë, Michael Roth dha një mesazh të qartë për Shqipërinë në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati: Qeveria të vijojë me reformat, dhe opozita të marrë përgjegjësitë e saj.






“Pres prej qeverisë shqiptare të vijojë në mënyrë konsekuente politikën e reformave, dhe pres prej opozitës shqiptare të ndërmarrë në mënyrë të drejt për drejtë përgjegjësitë e veta për të kontribuar në këto procese. Dje pata mundësinë të komunikoj me zotin Basha ka qenë bisedë mjaft e mirë. Sado që mund të ketë konflikte në politikat e brendshme, çka është shenjë e një sistemi demokratik të gjallë, gjithsesi duhet të lini mënjanë ndasitë për të ecur para”, tha z. Roth.


Ai tha se Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë por vendimi do të bëhet pas verifikime nga Qeveria federale dhe Bundestagu. “Shqipëria mund të vazhdojë të mbështet në përkrahjen e Gjermanisë. Rruga e Shqipërisë drejt BE është rrugë e vështirë, sigurisht që shoqërohet me vështirësitë e veta. Në vitet e shkuara janë shënuar një sërë arritjesh të rëndësishme. Qeveria federale është duke verifikuar të gjitha këto arritje dhe në bashkëpunim me Bundestagun do të pozicionohemi në të ardhmen për çeljen e këtyre negociatave. Argumentat për çeljen e negociatave sigurisht që nuk mungojnë, perspektiva e anëtarësimit për në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht për Shqipërinë, është në interesin jo vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por dhe në interesin tonë, dhe ne duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë”, tha Roth më tej.







Ndërsa ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha se dy janë elementët thelbësore të hapave që duhen ndjekur, ritmi i reformave dhe thellimi i tyre.




“Kemi dëgjuar me durim edhe hapat që duhen bërë në vijim sepse siç e ka thënë disa herë kryeministri Rama që ditën e dorëzimit të raportit të KE, gjatë vizitës së përfaqësueses së politikës së Jashtme të BE, Mogerini e deri në ditën e sotme dy janë elementët thelbësore që shoqërojnë procesin, nevoja për të mbajtur ritmin e reformave dhe për t’i thelluar më tej këto reforma sepse nuk janë reforma që bëhen për Brukselin, Berlinin, Parisin apo Hagën, por janë reforma përmes së cilave shoqëria shqiptare vijon të zhvillohet dhe transformohet”, tha Bushati.



1


Etiketa: , , ,

Pas