Ashtu siç ishte paralajmëruar, KPK është mbledhur sot për subjektin e rivlerësimit, prokuroren e pezulluar, Rovena Gashi.
Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj
Kryesuesja e trupës gjykuese, Genta Tafa ka sqaruar që në fillim se KPK-ja ka për qëllim promovimin e një sistemi të pavarur drejtësie.
Edhe pse në mungesë të Rovena Gashit dhe përfaqësimit të saj me avokat (me deshiren e Gashit), kryetarja e trupës gjykuese sqaroi se kjo seancë do të zhvillohet sipas procedurave standarde.
Ajo njoftoi gjithashtu se Gashi do të gëzonte të drejtën të paraqiste shpjegimet e saj dhe në përfundim të seancës do të duhej të dëgjoheshin edhe përfundimet e subjektit të rivlerësimit
Tafa tha se këtë mëngjes pak para fillimit të seancës,
Rovena Gashi ka depozituar pranë KPK një deklaratë përmbyllëse prej 27 faqesh duke njoftuar se ajo nuk do të jetë prezent në këtë seancë.
Megjithatë ajo ënnvizon se Gashi në deklaratën përmbyllëse të saj ka kërkuar konfirmimin e saj në detyrë si prokurore