Aktualitet

Rozana me rroba banje dhe me disa kile më shumë: Probleme keni ju me adresa false








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:44 - 07/08/20 |
mapo.al

Jemi mësuar të shohim foto perfekte dhe të kuruara në detaje në rrjetet sociale. Shumë të rallë janë personazhet publikë që zgjedhin të shfaqen pa filtra e me foto të papërpunuara. Por Rozana Radi nuk ka frikë ta bëjë! Madje, edhe pse me disa kilogramë të shtuar, ajo ndihet shumë mirë me trupin e saj.


Këngëtarja e ka shoqëruar foton me një mesazh për të gjitha vajzat e duke kritikuar “ato me adresa false” që bullojnë këdo që u del para në rrjetet sociale.


“Po, kam shtuar kilogamë dhe kjo nuk më bën më pak grua tërheqëse. Nuk do të thotë që të shtosh disa kg nuk je një grua inteligjente. Nuk do të thotë që po pate celulit, burrat nuk të duan më si më parë. Eshte problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan për shalë. Është problemi i të gjithave ju me adresa fallco, që mjafton të kesh vënë pak bark dhe turreni me SMS për të bulluar këdo që ju del përpara në rrjetet sociale.


Është thjesht të mos kesh “fytyrë” e te gjykosh fytyrën e tjetrit. Unë jam tipi i gruas që më kënaq një perëndim. Unë jam tipi i gruas që qaj me një film. Nuk më impresionojnë muskujt te një burrë, edhe pse i vlerësoj ata që merren me sport. Preferoj të dëgjoj nga një burrë që bisedat me mua janë ato që i pëlqejnë më shumë tek unë. Mënyra si qesh, si surprizohem…. Një kilogram më shumë në trup nuk më bën më pak të lexuar #unënukjamperfekte”, -ka shkruar Rozana.


 

View this post on Instagram

 

A post shared by (@rozana_radi) on


Etiketa:

Pas