ShowBizz

Rozi s’paska fare kujtime të mira nga “Portokalli”: Dikush aty…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 06/03/19 |
mapo.al

Moderatorja dhe këngëtarja Rozana Radi momentalisht prezanton krah Fiori Dardhës emisionin investigativ “Boom”. Mirëpo, sikurse shumë pak mund ta mbajnë mend, Rozana ka qenë dikur pjesë e “Portokalli”. Ditën e djeshme, një ndjekës e ka rikthyer në kohë, duke e pyetur në “Insta Story” se përse nuk e merr përsipër të prezantojë spektaklin e humorit. Rozi i ka pohuar publikisht se diçka të tillë e ka provuar dikur, por energjia që transmetonte asokohe dikush që punonte pas kuintave, ia ndali vrullin për të vazhduar më tej.


“Kur përfundova Akademinë e Arteve bëra konkursin për të qenë aktore në “Portokalli” dhe kam qenë pjesë e Portokallisë dikur. E kam provuar dikur. Por siç keni dëgjuar dhe nga aktorët e tjerë që janë larguar, dhe unë pata fatin e tyre. E kam shijuar kohën pranë miqve të mi aktorë, por fryma që sillte dikush dhe energjinë që jepte, flas për ata që punonin pas kuintave, ma prishi atë dëshirë për të vazhduar”, është shprehur Rozana.





Etiketa: , ,

Pas