Deputeti socialist, Rrahman Rraja mohon që Redjan Rraja, i arrestuar si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, të jetë nipi i tij. Rraja tha se 34-vjeçari është një i afërm i tij dhe se nuk ka shumë njohje dhe lidhje me të për shkak se ai më shumë ka qëndruar jashtë.
“Gjyshi i Redjanit me babain tim janë vëllezër prej babait. Ai është i afërm, në Nikël ne jemi mbi 170 persona që kemi një mbiemër Rraja, ku të gjithë kemi pasur një gjysh që e ka pasur emrin Ramazan. Kushdo që të jetë duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin më maksimal. Nuk kam asnjë njohje, Redjani më shumë ka qëndruar jashtë se në Shqipëri. Ka pasur një profesion dentist që ka punuar dhe kaq”, ka thënë ai.
Si deputet i Parlamentit, Rraja duke komentuar atentatin ndaj prokurorit Ndoj tha se ngjarja është shumë e rëndë.
“Nuk ka ngjarje më të rëndë se kur goditet drejtësia, kur i bëhet presion drejtësisë që të mos zbulojë krimin, dosjet voluminoze. Drejtësia tani i ka të gjitha forcat të zbatojë ligjin dhe të veprojë deri sa të dalë e vërteta. Më vjen keq për ata zotërinj që janë prek nga atentati. Nuk duhet të ketë mëshirë, duhet që drejtësia ti godasë dhe të bëhet shembull që të mos përsëriten më. Drejtësia duhet ti ketë të gjithë levat e saj për të vepruar”, shton Rraja.
LEXO EDHE:
Atentati ndaj Arjan Ndojës, arrestohet nipi i deputetit socialist