Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa rajone në Kosovë janë përmbytur. Përveç rrezikut të shkatërrimit të pronave, reshjet kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve. Kjo gjë duket në video e cila është publikuar në rrjetet sociale dhe thuhet se është bërë në komunën e Rahovecit, shkruan Telegrafi. Siç shihet, uji “merr me vete një qytetar”.