Aktualitet

Rrebeshe dhe stuhi shiu, kjo javë me mot të paqëndrueshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:00 - 06/09/21 |
mapo.al

Në një përmbledhje të shkurtër rreth parashikmit të motit për javën që presim përpara sinoptikanët parashikojnë se ajo do të jetë relativisht e paqëndrueshme.






Përgjatë të gjitha ditëve duke nisur nga dita e sotme, e hënë 6 shtator dhe deri ditën e premte, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësëirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.


Moti i vranët parashikohet kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.







Paqëndrueshmëria e motit do të shoqërohet edhe me reshje shiu.



Ditën e sotme si dhe ditën e enjte në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.



Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për ditët e tjera të javës, në pjesën tjetër të territorit, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale më tepër në relievet kodrinore dhe ato malore.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas