Kryesore

“Rrebeshe shiu” – Parashikimi i motit sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 07/01/21 |
mapo.al

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.



Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar.


Hera herës reshjet në kohë afatshkurtër fitojnë intenisitet  deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.



Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore dhe në verilindje reshjet e dendura të dëborës në lartësitë mbi 300-400 metër.



Mjegull e dendur në orët e mengjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 18-20m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 4°C deri në 10°C
zonat e ulta 8°C deri në 14°C
zonat bregdetare 9°C deri në 15°C

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas