fbpx

KMR

Rrëfehet i riu: Qetësuesit e dhimbjeve më bënë gay






               Publikuar në : 21:30 - 17/04/18 |
mapo.al

Një i ri pretendon se është bërë gay pasi ka marrë qetësues dhimbjesh, kur theu këmbën në një aksident go-karting.


I papuni  Scott Purdy, 23, thotë se ka qenë një heteroseksual gjaknxehtë dhe shijonte lidhjet me gratë përpara se të merrte Pregabalin,  e njohur edhe si  Lyrica.



Ai pretendon se  humbi tërheqjen seksuale ndaj grave dhe u nda nga e dashura prej 6 muajsh, pasi mjeku i dha mjekimin në fillim të këtij viti.

Scott, nga  Louth , Lincolnshire, thotë se ka zhvilluar një tërheqje ndaj meshkujve dhe është kthyer gay.

Ai ka thënë “Vura re se libidoja ime për gratë kish ikur dhe dëshiroja vëmendjen e meshkujve. Isha me një të dashur prej gjashtë muajsh. Kurrë nuk kam qenë i interesuar ndaj meshkujve. Kur kam qenë i ri, kam qenë pak kureshtar, por disa javë pasi nisa të marr ilaçin u ktheva dhe thashë se nuk e shihja më fizikisht tërheqëse atë. Ajo e dinte se po merrja Pregabalin. i thashë: Nuk e di se çfarë po më ndodh dhe i thashë se më pëlqejnë burrat dhe se nuk mund të jem me ty.  Ajo ishte disi e kuptueshme, aq sa mund të ishte në atë situatë.

Pregabalin apo  Lyrica  është një mjekim që trajton epilepsinë, dhimbjet e lidhura me trurin dhe çrregullimin e ankthit.

Efektet e njohura anësore përfshijnë humbje të dëshirës seksuale dhe ndryshim të gjendjeve të humorit.

Scott-it iu dha ky mjekim nga mjekët për të trajtuar dhimbjen pas thyerjes së këmbës në aksident. Ai shton se “mendoja se njerëzit duhet të dinë rreth kësaj. Nëse dikujt i këshillohet ky mjekim në të ardhmen, mendoj se duhet ta dinë se çfarë mund të të bëjë. M’u desh pak kohë që të kuptoja çfarë ishte. E ndërpreva për disa javë dhe ajo dëshirë për meshkujt iku. Por po e marr sërish tani; Jam shumë i lumtur, dua të vazhdoj ta marr sepse më bën të ndihem i lumtur rreth seksualitetit tim. Më bën të ndihem shumë i hapur. Është çliruese.

A mundet Pregabalin të të bëjë gay?

Pregabalin, e marketuar si Lyrica  është një bar i përdorur për të trajtuar dhimbjen kronike, ankthin dhe epilepsinë. Larg prej të bërit dikë gay, një mjek ka pretenduar se në disa raste bari mund të ulë çdo lloj dëshire homoseksuale.

Dr Lawrence Wilson, i cili pretendon se ka një diplomë mjekësore nga   Centro De Estudios Universitarios Xochicalco, në  Ensenada, Meksiko, sugjeron e Lyrica mund “të vrasë dëshirat homoseksuale”. Në website-in e tij ka pranuar se nuk e dinte se pse ky reagim është vënë re nga disa pacientë, por ishte ngulmues se mund të ndodhte.

Disa pacientë nën këtë mjekim njihen se vuajnë nga problemet e të pasurit ereksion, thotë NHS.

Mjekët kanë bërë thirrje për një kufizim të qetësuesit popullor, i cili konsiderohet si “valiumi i ri” prej frikës se krijon varësi të fortë.

Recetat janë dyfishuar qysh prej licencimit të barit më 2011-ën dhe lidhet me shifrat e vdekjes dhe rastet e varësisë.

Shoqata Britanike e Mjekësisë ka hartuar një plan në fillim të vitit për t’i bërë ato një substancë të klasit C, në të njëjtën kategori si kanabis dhe tramadoli.

‘Pregabalin përdoret gjithashtu për të kontrolluar paranojën dhe ankthin. Më ka bërë shumë më të hapur dhe  nuk bezdisem aspak se çfarë mund të mendojnë apo thonë njerëzit. E kam marrë për disa javë dhe kam dalë në konkluzion se kur e marr atë dua meshkujt. Kjo i ka tronditur njerëzit. E kam postuar në Facebook. Nuk u kam treguar arsyen përse por thjesht u kam thënë: Jam i hapur, jam gay. Aktualisht po flas me një djalë online në Plenty of Fish dhe pas ca javësh do shkoj ta takoj. Ai jeton në Londër.  Kjo është ajo që kam dëshirë tani. Dua të jem me të.”

Scott ka marrë Codeine deri në janar të këtij viti, por më pas pati efekte anësore negative, kështu që mjeku i këshilloi Pregabalin.

Ai thotë se vetëm pasi mori Pregabalin i ndryshuan preferencat seksuale.

Ai ka thënë “E ndjej se  kjo u ka ndodhur edhe të tjerëve dhe se nuk jam i vetmi i cenuar, por në një kuptim jo sepse po ta dija se kjo ishte efekt anësor përpara nuk do e merrja, por tani jam i lumtur. Nuk jam i inatosur sepse kjo më bëri atë që jam.”

Lyrica prodhohet nga Pfizer – një gjigant farmaceutik i cili prodhon edhe Viagrën, që përdoret për të trajtuar disfunksionin seksual te burrat.

Një zëdhënës i Pfizer ka thënë: “Kur përshkruhet dhe merret si duhet, sa i takon etiketës së miratuar,   Lyrica® (pregabalin)  është  trajtim i rëndësishëm dhe i efektshëm  për shumë njerëz që jetojnë me dhembje kronike neuropatike, çrregullimin e përgjithshëm të ankthit dhe epilepsinë. Efektshmëria klinike e këtij mjekimi është treguar në një numër të madh testesh klinike mes mijëra pacientëve që jetojnë me këto kushte.

Ekspozimi botëror ndaj pregabalinës vlerësohet të jetë 34 milionë pacientë në vit.

“Nëse po merr një mjekim dhe përjeton ndonjë efekt të papritur anësor, ne rekomandojmë ta raportoni menjëherë te mjeku juaj ose te ndonjë profesionist tjetër i kujdesit shëndetësor si një infermiere apo kujdestar.

 

<
>
4B363F7300000578-0-image-a-29_1523883779864 4B3641E700000578-0-image-a-32_1523883805187 4B3641EB00000578-0-image-a-30_1523883788169 4B36424200000578-0-image-a-31_1523883798526


Etiketa: , , , ,

Pas