ShowBizz

Rrëfehet Juliana Pasha: Super xheloze, jam 24 orë te kamerat e sigurisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:54 - 25/11/19 |
mapo.al

Këngëtarja Juliana Pasha ka rrëfyer së fundmi se është shumë xheloze për bashkëshortin. E ftuar në emisionin “E Diell”, Juliana tregoi se xhelozia e saj shkon deri në kontrollin e kamerave të sigurisë të restorantit, që ka në pronësi së bashku me Altinin. Ky i fundit, sipas saj, është po ashtu xheloz, veçse nuk e shpreh me nerva.


“Unë acarohem e para. Ai nuk acarohet, unë acarohem shumë. Si e kontrolloj unë? Aty te restoranti ynë kemi ca kamera ne. Kur nuk jam te restoranti, jam 24 orë te kamerat. Shikoj Altinin të ulur në tavolinë, sidomos kur ka vajza, e marr direkt në telefon. Ç’a po bën, i them. Po ja, më thotë, me shoqëri…Me cilën shoqëri? Me këtë, me këtë…Po aty pse je ulur, i them unë…Po jo, se s’ka asgjë…”-rrëfeu Juliana Pasha duke qeshur.





Etiketa:

Pas