Redona Koçi e cila është diplomuar për juridik cilësohet si një nga femrat më seksi shqiptare për shkak të linjave të saj prej modeleje. E ftuar te Rudina në Tv Klan, Redona tregoi se edhe pse ka studiuar për ligj, ajo për momentin është fokusuar te fotografia, ndërsa të ardhmen e sheh si një bizneswoman.
‘’Modelimi është pasion për mua. Për momentin fitoj mirë por nuk dua të vazhdoj gjatë në këtë fushë. Familja ime jeton në Zvicër, dhe të ardhmen time e shoh atje,’’ thotë Redona, ndërsa tregon se merret shumë me palestër për ta mbajtur trupin e saj në formë, duke shkuar 5 herë në javë nga 1 orë e 30 minuta.