Aktualitet

Rrëfehet pedofili: Kam vrarë 11-vjecarin Juljan Çela














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:14 - 17/03/13 |
mapo.al

Një 45-vjeçar i akuzuar për pedofili është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi ka rrëmbyer dhe dhunuar një të mitur 10-vjeçar. downloadSipas policisë autori është  Ardian Prrenjasi. 45-vjeçari u arrestuarmesditën e sotme si autor i rrëmbimit të 10-vjeçarit me iniciale A.Cani. por gjatë marrjes në pyetje ai  ka dhënë dëshminë rrënqethëse se ka vrarë të  miturin Julian Çela . “Kam vrarë 11-vjeçarin Julian Çela” ka deklaruar 45-vjeçari.  Dëshmia e 45-vjecacrit pedofil ka zbardhur misterin e zhdukjes
së djalit të nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit të vitit 2012.  Prrenjasi, pasi ka pranuar krimin nuk ka dhënë detaje për vendin ku mund të ketë fshehur kufomën e të miturit si dhe as rrethanat e vrasjes.  45-vjeçari i akuzuar për pedofili , baba i 3 fëmijëve, i divorcuar u arrestua mesditën e sotme, pasi abuzoi me një tjetër 10-vjeçar në zonën e Laprakës. Policia shpëtoi sot vogëlushin me inicialet A.Cani, i cili rezultonte i zhdukur që prej pasdites së djeshme. Ardian Prrenjasi është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me të mitur si në shtetin grek ashtu edhe në vendlindjen e tij Librazhd.  Jualin Çela, , rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. Djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që një nga pistat e hetimit ishte se mos zhdukja e vogëlushit kishte lidhje me punën e babait të tij.  Nga policia e Tiranës bëhet me dije se nga informacionet e mara po punohet për gjetjen e trupit të Juljan Çelës në zonën e Sharrës.







1














Pas