Kryesore

Rrëfehet ushtari që tentoi të grabisë bankën: Më refuzuan overdraftin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:18 - 23/05/18 |
mapo.al

Rrëfehet Olsion Muça, efektivi i ushtrisë, në repartin e Poshnjes në Berat, i cili u arrestua, pasi tentoi të grabiste filialin e një banke në Lushnje rreth orës 16:30 të së martës.


Përpara oficerëve të policisë ai ka pranuar krimin duke u justifikuar se kishte nevojë për para. I riu ka rrëfyer se kishte aplikuar për një overdraft page, në bankën që tentoi të grabiste, por kërkesa i ishte refuzuar.


Muça tha se kishte qenë në gjendje të vështirë psikologjike dhe se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. Në këtë situatë ka shkuar në banesën e tij ku ka marrë një pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe një maskë.


25-vjeçari tentoi të hynte në bankë, kur punonjësit po kryenin veprimet dhe klientët ishin larguar, por kur nuk hapi dot derën qëlloi 6 herë me armën e tij. Pas rënies së alarmit u largua, por policia e arrestoi në këtë rrugicë.


25-vjeçari jeton me qira në këtë pallat në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës. Gruaja e tij nuk pranon të flasë në lidhje me ngjarjen.

Fqinjët thonë e njihnin pak Muçën, pasi jetonte vetëm prej pak kohësh në këtë pallat.

Mësohet se çifti i dy fëmijëve jetonte në kushte të vështira ekonomike për shkak se edhe bashkëshortja ishte e papunë./Tv Klan


Etiketa: , , ,

Pas