ShowBizz

Rrëfen vajza e Vaçe Zelës: U sëmur kur e nxorrën në pension





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 11/04/19 |
mapo.al

Vaçe Zela do të festonte më 7 prill 80 vjetorin e saj të lindjes, po të ishte në mes nesh dhe të mos kishte ndërruar jetë nga sëmundja e rëndë që e preku në vitet e fundit të jetës. Vajza e saj e vetme, Irma Rodiqi, ka rrëfyer në emisionin “Soiree” se arsyeja që i shkaktoi sëmundjen të ëmës ka qenë pikërisht nxjerrja e saj në pension në moshën 45-vjeçare.


“Ishin rregullat e tilla. Nëse mbushje 45 vjeçe të nxirrnin në pension. Pak rëndësi kishte kush ishe. Nuk bënë asnjë përjashtim për mamin. Dhe ajo ka qenë dita kur mami u sëmur. Fillimi i kalvarit të sëmundjes së saj nisi me atë vendim që u mor”-tregoi Irma. “Kënga ishte jeta e saj. Kur nuk ke mundësi më… e ka vuajtur shumë!”- përfundoi ajo.





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas