Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në vetëm 9 ditë pasi moti pësoi çrregullime të shpejta në majën më të lartë të botës, Everest. Elia Saikaly, nga Otava, shpërndau edhe një foto, e cila tregon radhën e njerëzve sikur po futeshin në kinema, ndërsa ngjitur me ta është edhe një trup i pajetë.
“Nuk mund ta besoja atë që pash atje. Kaos e trupa të pajetë. Njerëz që përpiqeshin të ktheheshin, por përfunduan të vdekur”, tregon një regjizor kanadez.
Por në ekspeditat e fundit në Everest, dy shqiptarët Mrika Nikqi dhe i ati i saj, Arianit Nikqi, ia kanë dalë me sukses të ngjiten në majën më të lartë në botë. Kjo është bërë e ditur në faqen e tyre të web-it, ku kanë shkruar:
“Ekspedita Everest 2019 përfundoi me sukses! Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi në majën më të lartë në botë! Mrikë malësorja si 17 vjeçare njëherësh alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspeditën Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babanë Arianit Nikqi, sot me datën 27 maj në ora 6:00 realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë, Everest”.
Lexo këtu: Babë e bijë ngjiten në Everest, 17-vjeçarja vendos rekord (FOTO)