Aktualitet

Rrëfimi i 27-vjeçares:Vëllai abuzoi me mua, kam tentuar vetëvrasjen




               Publikuar në : 19:56 - 15/03/19 |
mapo.al

Një histori të trishtë ka në të kaluarën një 27-vjeçare. Në një rrëfim për psikologen ajo shprehet se e kaluara e saj është e rëndë, me pasoja abuzimi seksual nga vëllai i saj 10 vite më i madh. Historia e saj fillon që në moshën 11-vjeçare, ku vëllai fillimisht e ka puthur në buzë e më pas ka kryer marrëdhënie me të motrën. Ndër të tjera ajo shprehet se është kërcënuar disa herë nga i vëllai se do ta rrihte nëse tregonte për abuzimin. Ajo sot shprehet se është nënë e një vajze, por në gjendje të rënduar psikologjike, madje tregon se ka tentuar edhe të bëjë vetëvrasje.


Ja çfarë i shkruan ajo psikologes Ervisa Lula:

“Historia ime fillon në moshën 11 vjeçe kur mua, më vjen turp ta them por jam abuzuar seksualisht nga vëllai i madh. Ka qënë një puthje në buzë e më pas ai ka tentuar të bëjë seks me mua, por që kishte vështirësi për të arritur aty ku donte dhe më pas unë shpëtova prej tij nga thirrja që më bënë prindërit. Por kur u nisa të largohem ai më tha që do më rrihte nëse unë tregoja. Ai ka qënë 10 vite më i madh se unë atë kohë.”

Në një rrëfim të gjatë ajo jep detaje të tjera tronditëse në lidhje me atë çfarë ka kaluar dhe kjo është hera e parë që flet për këtë ngjarje. 27-vjeçarja në një gjendje të rënduar psikologjike thotë se përveç abuzimit seksual nga vëllai ka qënë dëshmitare e dhunës fizike që i ati ushtronte ndaj nënës. Pas një martese pa dashuri dhe lindjes së vajzës, ka tentuar disa herë vetëvrasjen. Ndërsa familja e re në të cilën jeton nuk i ofron dashuri dhe mbështetje. Ja si e përshkruan martesën:

“Dy javë pasi lindi goca burri më thotë se do niset për Greqi. Ka ardhur pas një viti e gjysëm, periudhë në të cilën ishte bërë me letra sërish. Gjatë kësaj kohe flisnim shpesh të thuash. Mua më la me prindërit e tij, babin, mamin dhe vëllain . Si familje ishte e mirë, por që kishin edhe ato problemet e veta, më shumë kam patur probleme me vjehrrën. Unë i kam kërkuar burrit shumë herë të ndahemi, por ai nuk pranon dhe thotë se nëse unë ndahem prej tij…”

Psikologet Ervisa Lula dhe Lorela Garuli kanë bërë një analizë të gjatë të rastit duke theksuar faktin se abuzimi seksual në fëmijëri shkakton të tilla pasoja të rënda nëse nuk trajtohen. Duke u bazuar tek simptomat që 27-vjeçarja shfaq dhe mbi të gjitha tek tentativat vetëvrasëse kanë këshilluar takimin e saj me një psikolog sa më parë.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas