Sport

Rrëfimi i Griezmann: Nuk mund të isha “ushtar” i Messit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:17 - 19/11/18 |
mapo.al

Antoine Griezmann mbajti në ankth për disa javë si tifozët e Atleticos dhe ata të Barcelonës, derisa në fund vendosi të rinovonte kontratën me madrilenët. Vendimi i tij u komentua shumë, si një mundësi e shpërdoruar për të luajtur në një ekip të madh dhe krah një lojtari legjendë, si Lionel Messi. Vetë sulmuesi francez zbuloi së fundmi se qëndroi nën urdhrat e Simeones, duke qenë i bindur se te “blaugranat” do të ishte nën hijen e Messit. Ishte vendim zemre, por edhe logjik.


“Nuk ishte e lehtë t’i thoshe jo një ekipi të madh si Barcelona, që të kërkon, të thërret, të dërgon mesazhe…. E dija që te Barcelona do të isha ushtar i Messit, ndaj u tërhoqa.”



Griezmann shpjegon se në atë kohë ka kaluar një periudhë plot tension për vendimin që do të merrte për të ardhmen e tij.


“Ishte e vështirë, zgjoja bashkëshorten time në 3 të mëngjesit, për të biseduar me të se çfarë duhej të bëja. Pas një ndeshjeje, kur mora vërshëllima nga tifozët, shokët e mi në dhomat e zhveshjes më mbrojtën, ndërsa Simeone erdhi në shtëpinë time për të më thënë se kishte shumë besim. Klubi më rriti pagën, duke treguar se do të bënte gjithçka për të më mbajtur.”


Etiketa: , , ,

Pas