Adriano Leite Ribeiro, ish-perandori ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën braziliane “R7”. Ish-sulmuesi foli për mënyrën se si jeta e tij ka ndryshuar që nga vdekja e babait të tij, duke zbuluar një prapaskenë të padëgjuar deri më tani.
Vuajtja dhe depresioni- “Kur babai im vdiq, u shkatërrova totalisht. U izolova nga gjithçka dhe në Itali, isha i trishtuar, në depresion, ndaj dhe vendosa të pi. Shkoja në stërvitje i dehur, por nuk mungoja asnjëherë dhe klubi më dëbonte që të flija në infermieri. Klubi deklaronte që isha i dëmtuar, se kisha probleme muskulore dhe nuk merrej vesh asgjë.
Ndihesha i lumtur vetëm kur pija dhe kjo gjë ndodhte çdo natë. Pija gjithçka, uiski, verë, vodka, birrë, shumë birrë. Nuk ndalesha së piri dhe në fund vendosa të largohem nga Interi. Klubi u përpoq të më ndihmojë, por nuk dija se si ta fshihja problemin që kisha.
Më vonë kuptova se problemi më i madh ishin njerëzit që kisha pranë, miq që më çonin në festa çdo natë dhe pastaj vetëm femra. Kur u ktheva në Brazil hoqa dorë nga paratë, por rigjeta lumturinë”, deklaroi Adriano.