Kim Jong-Un është rishfaqur në publik dhe ka marrë pjesë në një takim të partisë së punëtorëve, 21 ditë pas paraqitjes së tij të fundit, shkruan Rai News.
Kjo është hera e parë që ai është shfaqur në publik që nga muaji prill, pas thashethemeve për vdekjen e tij.
Analistët kanë vënë re se udhëheqësi i Koresë së Veriut shfaqet në publik një herë në çdo 3 javë dhe ka nga ata që e kanë lidhur këtë afat misterioz me kohëzgjatjen e karantinës në shumicën e vendeve të botës.
Në thelb, Kim refuzoi të lehtësonte masat sipas “rregullit 21-ditor”, një periudhë kohe e nevojshme, të paktën në teori, për të parandaluar shfaqjen e simptomave COVID-19.
Në Korenë e Veriut nuk ka asnjë rast me koronavirus
Në takimin e tij me partinë e punëtorëve, Kim përsëri nënvizoi suksesin e Koresë së Veriut në luftën kundër Covid-19.
“Ne arritëm të parandalojmë përhapjen e Covid dhe të kemi një situatë të qëndrueshme përkundër krizës globale shëndetësore”. Sidoqoftë, diktatori i Koresë së Veriut paralajmëroi se “mbajtja nën kontroll e koronavirusit duhet të jetë mbi vendet e tjera”.
Përveç anëtarëve të Byrosë Politike, anëtarët e Komitetit Qendror, ministrat, presidentët e komiteteve të partive provinciale, komandantët e forcave të armatosura ishin në takim edhe anëtarët e selisë qendrore të emergjencës anti-epidemike. Kim, pasi analizoi në detaje gjashtë muajt e punës kundër epidemisë, arriti në përfundimin se vendi arriti të shmangë përhapjen e virusit ndërkohë që pjesa tjetër e botës ishte në krizë.
“Ky është një sukses i udhëheqjes largpamëse të Komitetit të Partisë Qendrore dhe përgjegjësisë së treguar nga të gjithë njerëzit që kanë vepruar si një organ i vetëm nën urdhrat e Komitetit të Partisë Qendrore”, tha Kim, sipas raporteve nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.
Tani suksesi duhet të konsolidohet për të “garantuar plotësisht sigurinë e shtetit dhe mirëqenien e njerëzve”. Dhe për këtë arsye do të ketë nevojë të jemi vigjilentë për çdo situatë të krijuar nga pandemia”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut.
Ai, gjithashtu, kritikoi ashpër veprimet që disa zyrtarë kanë ndërmarrë në trajtimin e situatës pandemike: lehtësimi i masave ndaj koronavirusit do të çojë vendet në krizë. Koreja e Veriut u përball me shpërthimin e koronavirusit gjashtë muaj më parë duke mbyllur kufijtë dhe duke imponuar masa të rrepta. Sidoqoftë, askush nuk është në gjendje të thotë se sa dhe si virusi është përhapur, në një vend ku kontrolli nga regjimi është maksimal.
Grupet hetimore kanë pohuar se ka patur raste të reja dhe disa viktima, por nuk ka patur prova për t’i konfirmuar ato. Sipas informacioneve që kanë ardhur nga Pyongyang javët e fundit, vendi i është kthyer normalitetit. Fotot tregojnë qytetarët që mbajnë veshur maska, dhe me sa duket ky mbetet ndryshimi i vetëm nga e kaluara.