Aktualitet

Rregulli i ri, nuk mund ta përdorni WhatsApp nëse nuk i jep të dhënat Facebook








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:55 - 08/01/21 |
mapo.al

Me mbi 2 miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën, WhatsApp është një nga aplikacionet më popullore.



Por, me ndryshimet e fundit të politikës së privatësisë, ky aplikacion ka mërzituar përdoruesit e tij, sepse nga 8 shkurti nuk i lejon ata të kenë akses nëse nuk pranojnë që të dhënat e tyre t’i ndajnë me Facebook-un.


“Si pjesë e Kompanive Facebook, WhatsApp merr informacion dhe ndan informacion me kompanitë e tjera Facebook.



Ne mund të përdorim informacionin që na japin ata dhe ata mund të përdorin informacionin që ne u japim”, lexohet në politikën e re të privatësisë.



Kjo politikë e re është për të gjitha vendet, përjashto Europën dhe Mbretërinë e Bashkuar.


Vlen për t’u theksuar se Facebook nuk do të jetë në gjendje që të lexojë mesazhet, por vetëm se kujt po i shkruani mesazh.

Disa përdorues shkruan në Twitter se do ta fshijnë këtë aplikacion menjëherë: “Koha për të fshirë Facebook, Messenger, Instagram, dhe WhatsApp. Gati për të emigruar në Telegram, Signal dhe Twitter”.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas