Aktualitet

Rregullorja e re disiplinore për policët e burgjeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:28 - 21/09/21 |
mapo.al

Trembëdhjetë ditë më parë, ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur një urdhër për punonjësit e burgjeve, rregullore e cila do të botohet në Fletoren Zyrtare pas dy javësh.






Në urdhërin e Gjonajt janë miratuar disa pikë ku më kryesoret janë që policëve të burgjeve nuk u lejohet: Gardianët e burgjeve nuk duhet që të jenë anëtar i ndonjë partie politike. Madje pjesëmarrja në parti politike cilësohet si shkelje e rëndë e kodit të etikës dhe mund të çojë deri në heqjen nga puna të efektivit.


Gjithashtu nuk u lejohet që të kenë kontakte me familjarët e të burgosurve, ose të dënuar.







Policët e burgjeve në mënyrë kategorike nuk duhet që të ketë komunikim apo shoqërim me ndonjë person të inkriminuar. Masat disiplinore për ta variojnë, nga gjobë drri në largim përfundimtar nga puna. Por për shkeje me të lehta etike ata mund të ndërshkohen me pezullime të përkohshme nga puna që variojnë nga 5 ditë deri në dy javë.



Shkelje e rëndë e kodit të etikës konsiderohet edhe shkelja e rregullave për ruajtjen e informacionit të  klasifikuar apo të mirëbesimit për të dhënat e klasifikuara si të tilla. Me masë disiplinore ata ndëshkohen edhe në rastet që mbajnë armën në vend të dukshëm në kohën kur nuk janë me uniformë dhe jashtë orarit të punës.



Këto janë disa nga pikat kryesore të Rregullores së Disiplinës në Policinë e Burgjeve. Kjo rregullore vendos kufijtë dhe të drejtat e policëve të burgjeve, gjatë gjithë kohës që ushtrojnë detyrën dhe jashtë saj.

 

6


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas