Aktualitet

Rrëmbeu dhe mbajti për disa orë në garazh të riun, arrestohet 37-vjeçari në Bulqizë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 17/12/20 |
mapo.al

Një pengmarrje është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë.






37-vjeçari me inicialet Y. D. ka marrë peng dhe ka futur në garazhin e makinës 22-vjeçarin me inicialet V. B. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë  37-vjeçarin drejt këtij akti.


Policia njofton megjithatë se disa orë pas pengmarrjes kanë mundur të vendosen në gjurmët e tij.







I vendosur në pranga, ndaj Y.D. rëndon tashmë akuza për “Heqje e paligjshme e lirisë”.




Njoftimi i Policisë:



I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit, kapet dhe vihet në pranga autori. Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B., 22 vjeç, banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit.

1


Etiketa: , ,

Pas