Aktualitet

Rrëmbim personi, prostitucion, drogë…/ OFL shënjestron tre “të fortët” e Elbasanit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:12 - 29/09/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) shënjestron 3 “të fortët” e Elbasanit, të dënuar për rrëmbim personi, shfrytëzim prostitucioni, trafikim narkotikësh, vjedhje dhe grup të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për Bashkim Bubeqi, Durim Koçi dhe Emanuele Budini.


Tre të përmendurve u kërkohet brenda 48 orëve vetëdeklarimi për burimet e pasurisë. Përgjigjet e marra me shkrim do t’i dërgohen SPAK për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i OFL-së:


OFL, 29 shtator


Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:


B. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”; D. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; E. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Etiketa: , , , , , ,

Pas