Aktualitet

Rrëmbimi i Kozakut, Policia e Tiranës: E gjetëm, po e çojmë në komisariat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:13 - 23/09/21 |
mapo.al

*KËRKOJMË NDJESË PË FJALORIN E PAPËRSHTATSHËM NË VIDEO*






Policia e Tiranës ka reaguar pas lajmit se Kozak Braçi i njohur si mbreti i ‘Instagramit’ është rrëmbyer nga disa të rinj në kryeqytet.


Blutë e Tiranës njoftojnë se e kanë gjetur Braçin dhe po e shoqërojnë drejt komisariatit për të dëshmuar lidhur me ngjarjen.







Sa i përket videos që po qarkullon në rrjet, policia thekson se ka identifikuar dy prej autorëve, të cilët e godisnin Braçin dhe e detyronin të kërkonte falje e të përdorte fjalor banal.



Njoftimi i Policisë
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:



Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Lexo edhe :  Shpejtësi deri në 200 km/h - 9 shoferë në pranga, pezullohen 43 patenta

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas