Aktualitet

Rrëmbimi në Tiranë/ Celulari nga u bë telefonata rezulton i mbyllur…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:16 - 30/12/19 |
mapo.al

Forca të shumta policore kanë zbarkuar në zonën e Don Boskos në Tiranë, aty ku nga një telefonatë është dhënë alarmi për rrëmbimin e një personi.



Nuk dihet nëse telefonata që është bërë në sallën operative është e rreme apo jo, por ka rezultuar se numri nga i cili është bërë njoftimi rezulton i mbyllur, bëjnë të ditur burime policore.


Mësohet se policia është vënë në lëvizje sapo është bërë telefonata, ndërsa fillimisht në zonë kanë mbërritur forca të Komisariatit nr 3 dhe më pas ato Shqiponja.



Nga raportimet mësohet se policia ka patrulluar të gjithë zonën dhe ka marrë në pyetje disa qytetarë, ndërkohë që po vëzhgohen edhe kamerat e sigurisë.



LEXO EDHE: 


“Një person u mor peng në Tiranë”, telefonata alarmon policinë


Etiketa: , ,

Pas