“Rrëmbimi” që bëri bujë, shoqet e 13-vjeçares rrëfejnë inskenimin

Mbrëmjen e kaluar u përjetua në përmasa të frikshme në opinionin publik, lajmi që një 13-vjeçare u rrëmbye forcërish në kryeqytet. Por asgjë s’ishte e vërtetë. “Rrëmbimin” e inskenoi vetë e mitura, si shenjë hakmarrje ndaj prindërve, të cilët nuk do ta linin të shkonte në ditëlindjen e shoqes së saj.

***

Adoleshentja që sajoi marrjen e saj forcërisht, e kishte ideuar disa ditë më parë planin e ikjes nga shtëpia, në shenjë hakmarrjeje ndaj prindërve. Shoqja e ngushtë, tregon për ABC News hap pas hapi se, çfarë ka ndodhur dhe se si u stis rrëmbimi. Shkak ishte mosdhënia e lejes dhe parave për të shkuar te ditëlindja e shoqes së adoleshentes.

“Me makinë të kuqe, i kishin mbuluar dhe targat. Ne na e tha motra e vet. Na e ka shpjeguar të gjithë ngjarjen. E kishte mbuluar fytyrën me një leckë dhe e kishin futur në makinë mbrapa. Që të lejë insulinën në shtëpi, sa t’i bjeri sheqeri, të bëhet shumë keq dhe të zbresë. Ishte me dy shoqe në një kafe atje”, tha një nga shoqet e vajzës.

Thanë që e kishte bërë plan me motrën, ditë mbas dite, deri sa të vinte ditëlindja, dhe thoshte që e ndiqnin disa njerëz. Motra  e vet tha që e rrëmbyen dhe u fut në një makinë që e ngiste babi i shoqes vetë që do t’i çonte te ditëlindja”, tregoi një nga shokët  e vajzës.

Loja e vajzës 13-vjeçare që mendoi të hakmerrej vetëm ndaj prindërve të saj, u përjetua në përmasa të frikshme në opinionin publik. Kishte ditë që e mitura kërkonte leje dhe para për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, por kishte marrë refuzimin e prerë nga familjarët.

Për të mësuar më shumë, iu rikthyem edhe njëherë vendit nga ku u stis një grabitje në rrugën “Ndre Mjeda”. Pranë rrugës kryesore ndodhet banesa e të miturës. Të vetmit që duan të tregojnë se si ka ndodhur historia janë shokët dhe shoqet e 13-vjeçares.

Veprmi i të miturës i ka lënë të gjithë pafjalë. Të bindur se bashkëmoshatarja e tyre nuk ka vepruar mirë, fëmijët tregojnë edhe kur folën në telefon me vajzën. Banorët janë të shokuar. Prania e kameras i bën të nervozë dhe komentet janë të pakta.

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka administruar dëshminë e vajzës së dhënë në prani të psikologes. E mitura i ka qëndruar deklarimit të saj se, gjithçka e ka bërë vetëm se ishte privuar nga pjesa tjetër e shoqërisë për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë dëshmi kanë dhënë edhe persona të tjerë, por që më pas janë lënë të lirë. /ABC News

LEXO EDHE: 

Dëshmia e vajzës: S’më linin prindërit të dilja, inskenova rrëmbimin




Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php on line 13

JU SUGJEROJME

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.