Nga Gianrico Carofiglio
Tregim
Vitin e shkuar kam njohur një psikolog njujorkez. Në të vërtetë italian, por që banonte në Nju Jork prej vitesh. Një zotëri i pashëm rreth të shtatëdhjetave, me mjekrrën e bardhë, sytë e kaltër, shprehinë e fytyrës dashamirëse dhe njëkohësisht të mprehtë, prej një ungji të dashur e të urtë.
Ajo fytyrë kinematografike të ngjallte besim me shikim të parë.
Biseduam gjatë, se kishte shumë histori interesante për të treguar. Rreth çka i ndodhte atij dhe kolegëve për shkak të punës.
– Ka një frazë të filozofit Epitet – tha në një farë pike- që është baza e pjesës më të madhe të punës së psikoterapeutit.
– Cila është?
– “Nuk janë vetë gjërat që na shqetësojnë, por opinionet që ne kemi mbi gjërat”. Dhe vuajtja nuk vjen kurrë nga bota siç është, por nga interpretimi që i servirim vetes tonë, nga mënyra që lexojmë botën dhe nga mënyrat që përpunojmë këtë lexim. Në pjesën më të madhe të rasteve terapia më efikase mund të përshkruhet si ndërrim i opnioneve të pacientëve dhe pra të interpretimeve të tyre mbi realitetin. Gjë që, natyrisht është shumë më e vështirë të bëhet se sa të thuhet. Jemi të gjithë të lidhur me opinionet tona dhe mundohemi t’i mbrojmë. Sidomos ato patologjike.
– Si i bëhet?
– Atëherë shpesh duhen vendosur ca kurthe të vogla për të shkokluar opnionet dhe bindjet patologjike, duke i dalë tërthortazi bllokimit të pacientit. Duhet mashtruar për të mirën e tij.
– Keni ndonjë shëmbull?
– Ishte një vajzë, po e quaj Paola, edhe pse ky ishte emri i saj i vërtetë, që ishte e pazonja të thonte “jo” para çdo kërkese. Problemi lindte nga një episod traumatik i fëmijërisë së saj. Dukej sikur një herë, si fëmijë, kishte kundërshtuar ndënjen në shtëpi, ndërkohë që i ati ishte i sëmurë. Kur ishte kthyer të i ati e kishte gjetur të vdekur. Pas asaj dite iu zhvillua një ndjenjë faji e frikshme që më vonë u shëndërrua në një paftësi paralizuese për të thene “jo”. Bindja e pandërgjegjëshme dhe patologjike ishte që pas çdo refuzimi mund priteshin rrjedhoja katastrofike dhe tragjike, ashtu si kishte ndodhur më parë me vdekjen e atit. Një shfaqje e asaj që ne quajmë “mendimi magjik”.
– Ishte e paaftë të thonte “jo” dhe me raportet ndaj seksit tjetër?
– Saktë. Mund të kuptosh sa e komplikuar dhe ndonjëherë e poshtëruar ishte jetë e saj. Ishte e shfrytëzuar në punë, e manipuluar në familje, dhe në sferën seksuale gjëndej shpesh në situate të vështira, që nuk arrinte t’i kontrollonte. Dhe erdhi një ditë, dhe tha se nuk durohej më një gjëndje e tillë.
-Dhe vendosi të hynte në psikoanalizë?
-Po. Pas disa seancave individuale u nis një terapi grupi. Gjatë një prej këtyre, terapeuti kishte thënë që secili nga pjesëmarrësit do i kërkonte Paolës diçka dhe ajo do i thonte “jo” secilit një nga një. Vajzën e zuri ankthi dhe belbëzoi me keqardhje ta refuzonin këtë mënyrë, por kjo nuk ishte e mundur. Terapeuti, insistoi, i vendosur. Paolo, refuzoi e vendosur, duke thme keqardhjenme keqardhje që i vinte keq, por nuk e kishte të mundur t’i thonte “jo” askujt.
Terapeuti në atë pikë i kishte thënë “Paola, të urdhëroj të ndjekësh detyrën që të kam caktuar”. Paolo u përgjigj,”jo” duke e ngritur madje dhe zërin. Terapeuti buzëqeshi. Buzëqeshën dhe pjesëmarrësit e tjerë. Vajza shikonte perrreth si me zemrën pezull, duke vënë re kurthin ku kishte rënë. Kishte thënë vazhdimisht “jo”, madje duke mohuar zbatimin e urdhërit, madje dhe një figure autoritare si psikoterapeuti. Dhe megjithatme keqardhje nuk kishte ndodhur asnjë katastrofë. Që nga ai çast kishte filluar të përmirësohej dhe në fund i kishte dhënë zgjidhje problemit të saj.
-Gjeniale. Terapeuti ishit ju apo jo?
Më buzëqeshi pa u përgjigjur, duke ngritur supet.
Përktheu Girni Simoni