Aktualitet

Rrënqethëse/Përdhunoi 10-vjeçaren, ja si i shpëtoi burgut i moshuari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:24 - 04/06/19 |
ro ot

Një histori shumë e rëndë në kufijtë e skandalit është publikuar sonte në emisionin “Stop”. Një vajzë e mitur 10-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një burrë 67-vjeçar i quajtur Lefter Ruko. Ky i fundit u arrestua, por më pas u lirua me kerkesë të prokurorit dhe me vendim të gjykatës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Janar të këtij viti në një fshat të Fierit. Vajza e mitur është e traumatizuar, familja kërkon drejtësi, ndërsa abuzuesi është i lirë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Janë kryer një sërë shkeljesh në këtë dosje hetimore, duke shkruar se i akuzuari nuk sheh mirë nga sytë.



Nëna e vajzës tregon: Ishte ditë e shtunë dhe e kam nisur gocën në dyqan për të marrë një bukë. Kur kthehet goca nga dyqani për në shtëpi, shkon direkt në dhomën time të gjumit. E shoh dritën ndezur dhe i thërras, kush është aty. Jam unë, më thotë vajza. Ngjitem lart dhe shikoj gocën po ndërrohej. I thashë që çfarë ke. Më janë bërë tha të mbathurat pis. Më thotë më doli xhaxhi Behari përpara. Është 67 vjeç. Dhe i them gocës, çfarë të bëri. Më kapi nga gjoksi, më thotë goca, më puthi, pastaj më hoqi pantallonat…Kjo ka ndodhur në kotecin e pulave të tij.


Më datë 27 Janar, prindërit e vajzës denoncuan në polici 67-vjeçarin Lefter Ruko, i cili u arrestua menjëherë. Por më pas, abuzuesi i vajzës së mitur bëri kërkesë për ndryshim mase sigurie, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Dhe kështu ndodhi. Ai u lirua nga Gjykata, e cila vendosi “arrest shtëpie”. Vendimi absurd u dha pas raporteve mjekësore të dyshimta dhe një deklarate të babait të vajzës që prokurori Saimir Smakaj ka administruar në dosje. Në deklaratën e administruar nga prokurori Smakaj, pretendohet se i ati i vajzës ka thënë që nuk ka probleme me familjen e autorit dhe marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar!? Mirëpo, babai i 10-vjeçares thotë se këtë deklaratë nuk e ka bërë kurrë, pasi është absurde të thotë diçka të tillë.


Babai i vajzës: Unë nuk kam dhënë asnjë lloj deklarate, dhe këtë deklaratë ma ka kërkuar prokurori Saimir Smakaj. Si është e mundur që të më kërkojë prokurori një deklaratë sikur familja ime me familjen e personit që kemi rregulluar marrëdhëniet. Kjo është tani një gjë absurde.


Mamaja e vajzës: Po ai për këtë deklaratë ka vajt tek babi im, tek daja im, tek halla e vajzës dhe në shtëpi ka ardhur me një avokat dhe aty më tha, që …ëëë: jepe, duhet ta japësh këtë, do ta japësh apo jo? I kam thënë: nuk e jap!

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo deklaratë e pretenduar, arsyeja e dytë e lirimit të 67-vjeçarit është raporti mjekësor, ku thuhet se Lefter Ruko ka probleme me shikimin, është miop, dhe për këtë arsye nuk duhet të qëndrojë në qeli!? Por, edhe ky raport që është administruar në dosjen e prokurorit Smakaj, nuk është hartuar nga mjeku-ligjor, por nga mjeku i burgut të Fierit ku qëndronte i arrestuar Lefter Ruko. Kjo dosje e prokurorit Saimir Smakaj shkoi për gjykim në Gjykatën e Vlorës, aty ku ndodhet seksioni për të miturit, dhe gjyqtarja Viola Canaj ka nxjerrë nga qelia përdhunuesin e vajzës 10-vjeçare.

Gazetari i emisionit “Stop” shkoi në Gjykatën e Vlorës për të takuar gjykatësen Viola Canaj, e cila ndryshoi masën e sigurisë, duke lënë të lirë 67-vjeçarin të akuzuar për abuzim seksual me të mitur. Por, gjykatësja Viola Canaj nuk pranoi të bënte asnjë koment për vendimin që kishte dhënë dhe kërkoi që gazetari të dilte jashtë.

Drejtuesit e “Stop” Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj i bënë thirrje KLP dhe KLGJ ta shqyrtojë me kujdes këtë rast dhe të marrin masa ndaj gjyqtarit dhe prokurorit të çështjes.

 


Etiketa: , , , , , , , ,

Pas