Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi sot qytetin e Rrëshenit. Mësohet se është ekzekutuar në mes të qytetit 48-vjeçari Tonin Gjini. Ai mbante edhe emrin Armando Gjini. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia nuk ka dhëne ende informacion për atentatorët apo motivet e ngjarjes.
Mirditë / Informacion paraprak
Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.
Lexo edhe: