Kryesore

Rreshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot






               Publikuar në : 08:19 - 10/07/19 |
mapo.al

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të freskëta të paqëndrueshme me origjinë nga Europa Veriore, të cilat do të japin impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, duke sjellë rreshje shiu me stuhi dhe rënie të temperaturave.


E Mërkurë datë 10 Korrik 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të pasuara nga rreshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në mesditë.  Era do të  jetë  e vrullshme me drejtim  Jugperëndim (SW) me shpejtësi  15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5–2,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.



Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   18/27°C

Zonat e  ulëta  22/32°C

Zonat  bregdetare 24/31°C


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas