Aktualitet

Rrëshqitja e rrugës në Borsh, KLSH nis verifikimet, e ndërtoi “Salillari”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:31 - 11/01/21 |
mapo.al

Rruga e ndërtuar nga “Salillari” në fshatin Borsh të Bashkisë së Himarës, rrëshqiti dhe u bë e pakalueshme, pas reshjeve intensive të shiut.






Segmenti rrugor Himarë-Sarandë është ndërtuar nga firma “Salillari”.


Mësohet se rruga Sarandë-Borsh ishte rikonstruktuar së fundi, ndërsa nuk arriti të nxjerrë as dimrin e parë, duke ngritur hije dyshimi për cilësinë e punimeve, në një prej segmenteve më të rëndësishme të bregdetit që lidh jugun me pjesën tjetër të vendit.







Burime për MAPO saktësojnë se KLSH ka ngritur një grup pune dhe ka nisur verifikimet në Autoritetin Rrugor Shqiptar.



Kreu i KLSH, Arben Shehu ka firmosur me urgjencë urdhrin për kontroll. Ekspertët e KLSH do të verifikojnë procedurën që është ndjekur nga ARRSH në dhënien e tenderit për “Salillarin”, firma që e ka ndërtuar dhe ka për detyrë të mirëmbajë rrugën. Është hera e parë që KLSH nis kontrolle urgjente.

***

Rruga e shembur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania “Salillari” sh.p.k. Kujtojmë që rruga u rikonstruktua 1 vit më parë, dhe “Salillari” do ta mirëmbante.

Lexo edhe :  Mbyllet tuneli i Krrabës gjatë natës për 30 ditë, ARRSH zbulon arsyen

Banka Botërore, e cila është financuese e projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate” kishte konstatuar që në fillim të vitit 2018 se një pjesë e kontratave për mirëmbajtjen e rrugëve të Shqipërisë, të ndara në 4 rajone, kishin nevojë për rishikime të thelluara, për shkak të problematikave që në fazën e projektimit. “Kontratat e rrugëve po kalojnë në një fazë modifikimi dhe duhet të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur për të garantuar zbatim të suksesshëm dhe në mënyrë që përdoruesit e rrugëve shqiptare të përfitojnë”, thuhet në një raport të Bankës Botërore, të publikuar saktësisht 3 vjet më parë.

Por, pavarësisht paralajmërimeve të Bankës Botërore, duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Shirat e parë të Janarit 2021 dhe pasoja skandaloze në rrugën e Borshit, në aksin Llogara-Sarandë, është dëshmi se Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe kompania “Salillari”, e ngarkuar me rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e këtij aksi të rëndësishëm ndërkombëtar prej vitit 2017, nuk kanë siguruar asnjë lloj standardi minimal punimesh.

1


Etiketa: , , , ,

Pas