Prej më shumë se dy orësh, aksi rrugor Ulëz-Burrel-Dibër është bllokuar nga rrëshqitja e dherave pranë vendit të quajtur Qafa e Ulzës.
Gazeta MAPO sjell pamje nga vendi i ngjarjes. Një kamionçinë ka mbetur e bllokuar në mes të llucës, ndërsa në ndihmë ka shkuar vetëm një fadromë. Radha e automjeteve ka arritur disa kilometra.
Firma që mirëmban rrugën ende nuk ka dërguar mjete të tjera për pastrimin e asfaltit nga masivi i dheut.