Aktualitet

Rrëshqitje dheu e mungesë energjie, probleme në Elbasan e Librazhd














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 24/01/21 |
mapo.al

Gjatë orëve të pasdites dhe gjate gjithë natës në Qarkun Elbasan ka pasur reshje shiu me intensitet te ulët e mesatar në gjithë territorin.





Nga raportimet e marra rezulton se në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Librazhd-Stëblevë dhe Gramsh-Mollë Grabovë ka pasur rënie inertesh e gurësh që janë pastruar nga firmat kontraktuese e aktualisht akset janë të pastra.


Aktualisht nuk ka reshje dëbore në akset rrugore. Në Qafë Thanë në mbrëmje nisen reshje të dobëta bore shoqëruar me shi dhe rruga është e hapur.




Furnizimi me energji elektrike është ndërprere për arsye defekti ne dy fshatra të njësisë administrative Orenjë, bashkia Librazhd, dhe një fshat të njësisë administrative, Kajan bashkia Belsh.


Ndërkohe në pjesën tjetër të qarkut situata vijon normalisht. Nuk ka raportime për probleme nga emergjencat civile në bashkitë e qarkut.

Lexo edhe :  Pranvera s'do të vijë - Reshjet e shiut do të vijojnë edhe sot

Strukturat në bazë të parashikimeve te motit dhe orientimeve të të dhënave nga Institucioni i Prefektit të Qarkut vazhdojnë në gatishmëri për çdo situatë.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas