Aktualitet

Rreth 100 të burgosur në grevë urie, shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 06/10/20 |
mapo.al

Drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta është shkarkuar nga detyra. Ai është lëvizur nga burgu i sigurisë së lartë për shkak të tensioneve të krijuara dhe grevës së urisë të të dënuarve.



Lajmi është konfirmuar nga vetë Malluta.


Prej dy ditësh, rreth 100 të burgosur kanë hyrë në grevë urie. Shkak është moslejimi i vizitave të familjarëve që nga fillimi i pandemisë Covid-19, si dhe moslejimi i marrjes së lejeve.



Të dënuarit pretendojnë se në shumë raste iu janë shkelur dhe të drejtat dhe për këtë arsye kanë nënshkruar një peticion, ku mes të tjerash kërkonin amnisti të përgjithshme, përcaktim të dënimit të përjetshëm me 20 vite, aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit, si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.



Ata kanë bërë të ditur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat, dhe se do të vijojnë grevën e urisë deri në përmbushjen e tyre.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas