Monika Kryemadhi rikonfirmohet në krye të LSI-së.
42 mijë e 800 anëtarë kanë votuar pro emrit të Kryemadhit – e vetme në garë – për ta udhëhequr këtë forcë politike më 25 prill pas 4 vitesh opozitë. Ndërsa kundër votuan 1302 zgjedhës. 304 vota rezultuan të pavlefshme.
Bazuar në rezultatet e mësipërme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli kryetare të LSI-së, Monika Kryemadhi.
Sakaq vijon procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare. Rezultati do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.
Të shtunën, LSI zhvilloi zgjedhjet për forumet drejtuese. Sipas të dhënave të kësaj force politike, morën pjesë më shumë se 45 mijë anëtarë.