Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, në kuadrin e një operacioni të gjërë që kanë nisur në Nikël të Krujës mëngjesin e sotshëm, kanë arrestuar Flamur Hakën, një person që njihej si i “i forti” i zonës.
Ai njihet me nofkën “Tuku” dhe konsiderohet si koka e grupit të Niklës. Flamur Haka ka qënë i dënuar me 16 vjet burg për grabitje me dhunë, atentat, rrëmbim personi në vitin 2008.
Krahas tij, janë shoqëruar Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami, Ylli Cangu.
Ndërkohë, vazhdon bastisja e shtëpive kryesisht të fisit Haka dhe familjeve të tjera, anëtarë të cilave dyshohet se janë pjese e grupit të Niklës.
Ato janë rrethuar nga mjete të blinduara. Kërkohen armë, drogë dhe persona në kërkim.
Operacioni vazhdon që ora 5:00 e mëngjesit udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.